Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli nuk do të pushonte derisa të kapte ata që janë përgjegjës për vrasjen e gjashtë pengjeve të cilat po i mbante Hamasi.
Netanyahu, në një deklaratë, tha se Izraeli ishte i përkushtuar për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura dhe për të garantuar sigurinë e Izraelit.
“Kushdo që vret pengjet – nuk dëshiron një marrëveshje”, tha Netanyahu, raporton Reuters.