Imer Imeri dëshmon në Speciale: Thaçi, i vetmi që kishte kërkuar në media të zbulohen ‘vrasjet e LDK-së’

Imer Imeri dëshmon në Speciale: Thaçi, i vetmi që kishte kërkuar në media të zbulohen ‘vrasjet e LDK-së’

Po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sot në Gjykatën Speciale ka dhënë dëshminë e tij, aktivisti i LDK-së, Imer Imeri.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.

Për Thaçin, Imeri tha se ishte i vetmi që ka kërkuar të zbulohen siç thotë ai ‘vrasjet e LDK-së’.

”I vetmi Hashim Thaçi ka kërku në media që të zbulohen këto raste, vrasjet e LDK-së dhe e ka thirrë prokurorin e përgjithshëm në atë kohë dhe ai u deklaru”.

Këtë ai e tha ndërsa pohoi se për këto çështje kishte pasur takim dhe kishte biseduar me ish-presidentin Thaçi.

”Po, e kam pyet. Tha se nuk e ka ditë. Ka thënë më vjen keq”, tha Imeri, duke e përshkruar kështu një takim “në fund të vitit 2016, në fillim të vitit 2017”.

Ndërsa u përgjigjej pyetjeve të mbrojtëses së viktimave, Maria Radziejoëska, ai tha se përveç Thaçit, nuk është kontaktuar nga dikush tjetër nga UÇK-ja për rastin e tij pas luftës. /Gazeta Enigma

Related Articles