Është hapur fushata për rekrutimin e 300 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook.
Sipas kësaj ministrie, konkursi do të jetë i hapur nga data 9 shtator deri më 8 tetor 2024, ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit, nga mosha 18 deri 25 vjeç.
“Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, duke plotësuar formularin i cili së shpejti do të publikohet”, thuhet një njoftim. /Gazeta Enigma