Gjatë ditës ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi si dhe kandidatin për kryeministër po nga ky subjekt, Bedri Hamzën.
Ambasadori ka njoftuar se ata kanë diskutuar mbi ngjarjet e fundit në Kosovë por edhe për zgjedhjet e reja.
”Sot u takova me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës – Memli Krasniqin dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza për të diskutuar ngjarjet e fundit, planet për zgjedhje dhe forcimin e rolit të gruas në politikë”, tha ai. /Gazeta Enigma