Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se Serbia është duke zhvilluar një politikë, me të cilën synon që të prish partneritetin e Kosovës me ndërkombëtarët, raporton Gazta “Enigma”.
Tutje Haziri thotë se nga ato shtete me të cilat Serbia do që Kosova të i prish raportet, e para është Amerika.
“Është ndërtuar politika e re, që ata e quajnë ‘gjithçka përveç pavarësisë së Kosovës’. Në Serbi, kjo është formula: Duhet të bëjmë gjithçka ta rrënojmë raportin, miqësinë, dhe partneritetin e shqiptarëve me perëndimin, ku e para hyn Amerika, NATO-ja, edhe BE-ja. Është luftë e gjatë, nuk është synim që do të arrihet shpejt”, u shpreh ai te ‘DPT Fidani’, në Klan Kosova.