Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në rrugën “C” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Policia ka njoftuar të martën se trupi i pajetë është gjetur në një shtëpi të pabanuar gjatë punimeve në të.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar. / Gazeta Enigma.