Biden për kryeministrin izreaelit: S’po bën mjaftueshëm për një marrëveshje për armëpushim në Gaza

Biden për kryeministrin izreaelit: S’po bën mjaftueshëm për një marrëveshje për armëpushim në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden është shprehur se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk është duke bërë mjaftueshëm për të arritur një marrëveshje që do të përfshinte lirimin e pengjeve dhe armëpushimin me Hamasin.

Biden së bashku me kandidaten për presidente nga demokratët dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris u takuan në atë që njihet si “Situation Room”, për të hartuar një propozim për një marrëveshje për armëpushim në Gaza, e që thuhet se është “merre ose lëre”, njofton CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Kur Biden u pyet nëse Netanyahu po bënte mjaftushëm, ai u përgjigj shkurt duke thënë ‘jo’.

Tutje, ai shtoi se ShBA-ja nuk do të dorëzohet për të ndihmuar një armëpushim, duke thënë se “do të shtyjmë sa më shumë që të mundëmi” për një marrëveshje. /Gazeta Enigma

Related Articles