FFK dhe Dardanët në mbështetje të fëmijëve me kancer

FFK dhe Dardanët në mbështetje të fëmijëve me kancer

Organizata “Action For Health”, ka organizuar një aktivitet të veçantë në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri.

Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrë ari, një simbol që përfaqëson solidaritetin dhe përkushtimin ndaj fëmijëve që po përballen me kancerin dhe për familjet e tyre.

Ky akt solidarizimi pati edhe mbështetjen e Federatës së Futbollit e Kosovës dhe ekipit kombëtar.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrës ishin futbollistët dardanë Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda dhe Elvis Rexhbeçaj, të cilët në mënyrë simbolike shprehën përkrahjen dhe solidarizimin e tyre për fëmijët e prekur nga kjo sëmundje e rëndë.

Prezenca e tyre në këtë ngjarje është një mesazh i fuqishëm për të gjithë, duke treguar se sporti dhe shoqëria janë të bashkuar në luftën kundër kancerit në fëmijëri.

“Nezaqet Rukovci, udhëheqëse e organizatës ‘Action For Health’ tha se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është rritja e ndërgjegjësimit për kancerin në fëmijëri dhe theksimi i rëndësisë së diagnostikimit të hershëm, teksa falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës dhe futbollistët dardanë për mbështetjen e tyre, duke vlerësuar mesazhin e inkurajimit dhe forcës që ata përçuan në këtë fushatë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, ajo bëri thirrje që qytetarët të bashkohen në përkrahje të këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Related Articles