Shtatë persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë, pas një sulmi rus në qytetin perendimor të Ukrainës në Lviv.
Ky sulm erdhi menjëherë pas atij të kaluarit i cili tronditi ukrainasit, pasi bilaci I të vdekurve shkonte në 50-të. Sulm ky i ndodhur në qytetin qendror të Poltavas, njofton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovy njoftoi se Rusia kishte sulmuar me dronë dhe raketa hipersonike gjatë së mërkurës.
Mes të vrarëve ishte një foshnje, një vajzë 14-vjeçare dhe një grua që punonte si mami në qytet, thanë zyrtarët.
Shpërthimet u dëgjuan gjithashtu mbi kryeqytetin Kiev. /Gazeta Enigma