Një grua në Prishtinë ka përfunduar në pranga.
Kjo pasi ajo dyshohet se ka penguar procesin mësimor në një shkollë për të cilën policia nuk ka dhënë detaje.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Cënim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”. /Gazeta Enigma