Aktashi duket se nuk po gjen rehati që prej rastit “Sekiraqa-Capa”.
Kjo pasi edhe gjatë së martës pati të shtëna me armë zjarri.
Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:19 kur një person është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me armë.
Në lidhje me rastin, policia ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor derisa i dyshuari vazhdon të ndodhet në arrati. /Gazeta Enigma