Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka pritur në takim mikpritës ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Bislimi tha se me Boven folën për thellimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.
“Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës”, shkroi Bislimi.
Tutje, Bislimi tha se mezi pret që të punojë ngushtë me ambasadoren e re holandeze në Kosovë.