Pas përfundimit të seancës solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, në objektin e Kuvendit është shpalosur edhe një pllakë në përkujtim të kësaj date, raporton Gazeta Enigma.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se këtë pllakat po e vendosin në nderim të të gjithë atyre që ishin nënshkrues të deklaratës.
“Ne e kemi shpallur edhe pavarësinë e plotë dhe të vërtet të Kuvendit dhe ne kemi vendosur një pllakë ku edhe është lexuar Deklarata e 2 Korrikut”, derisa Konjufca i ka dhënë fjalën lexuesit të deklaratës së 2 Korrikut Muharrem Shabani.
Ish-deputeti Shabani tha se 2 Korriku ishte më i nxehtë se ky tash, pasi që ishin të rrethuar nga forcat ushtarake serbe, raporton EO.
“… një pjesë e juaj që është dëshmitar kushtet ishin tejet të rënda, por ishte vërtet atë ditë një vapë më e madhe se sot sepse vapë nga dielli por edhe nga rrethimi ushtarak por përkundër këtyre ne vendosim ta mbajmë”./Gazeta Enigma/