Edhe Albin Kurti do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë

Edhe Albin Kurti do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë

955 zyrtarë publik do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, raporton Gazeta Enigma.

Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu bëri të ditur i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

“Nga 4 mijë e 766 zyrtarë, 955 prej tyre pas hedhjes së shortit do ti nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë”, ka thënë i pari i AKK-së, Shaip Havolli.

Ai tregoi edhe për zyrtarët tjerë që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Disa nga zyrtarët qe do të kontrollohen janë: Albulena Haxhiu, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari- Lila, Blerta Deliu, Fjolla Ujkani, Albin Kurti./Gazeta Enigma/

Related Articles