Aksident mes tre veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë, lëndohen tre persona

Aksident mes tre veturave në magjistralen Prishtinë – Pejë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftu për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllarevë të Klinës.

Në këtë aksident kanë qenë të involvuara tri automjete. Të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaktarët e aksidentit”, ka thënë Gashi.

Related Articles