AAK-ja zyrtarizon kandidaturën e Hasan Ismajlit për kryetar të Fushë Kosovës

AAK-ja zyrtarizon kandidaturën e Hasan Ismajlit për kryetar të Fushë Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramushi Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e Hasan Ismajlit për kryetar të Fushë Kosovës.

Ai tha se Ismajli do të vendoset përball keqqeverisjes, për të ofruar zgjidhje për problemet e banorëve të kësaj komune.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Për vite me radhë ai është një luftëtar i madh në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Fushë Kosovës, andaj me plotë bindje e themi se Hasan Ismajli është zëri i tyre.

Ai do të jetë kandidat i Aleancës për kryetar të Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të Programit Zgjedhor që do të sjellë më shumë punësim e mirëqenie.

Për Fushë Kosovën, Hasan Ismajli, nuk është vetëm sportisti legjendar të cilit i brohorisnin në stadiume. Ai është njeriu i tyre, të cilit mund t’i drejtohen për të gjitha kërkesat, një prej njohësve më të mirë të funksionimit të komunës.

Fushë Kosova po rritet dita ditës. Ajo është bërë vendbanim i qytetarëve nga i tërë vendi, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare. Hasan Ismajli me një guxim intelektual të trashëguar nga daja i tij Akademik Idriz Ajeti, do të vendoset përball keqqeverisjes, për të ofruar zgjidhje për problemet, por edhe reformë të thellë të mentalitetit qeverisës sipas modeleve më të mira amerikane e evropiane.

Suksese dhe Fitore!

Related Articles