Reeker thotë se SHBA-ja mbështetë Lajçakun dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Reeker thotë se SHBA-ja mbështetë Lajçakun dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ushtruesi i detyrës së zëvendës ndihmës sekretari për Evropën dhe Euroazinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker ka thënë se ShBA-ja e përkrah Emisarin e BE-së Miroslav Lajçak dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati amerikan tha se dy palët janë larg nga njëra-tjetra dhe se dialogu është mënyra për të bashkuar dallimet.

Reeker nga “Forumi i Prespës” që po mbahet në Ohër tha se ShBA-ja përkrah Emisarin Special për dialogun, Miroslav Lajçak  që sipas bashkëpunon edhe me Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Enigma.

Reeker tha në këtë forum se Lajçak dhe Palmer ishin në Prishtinë dhe Beograd për të koordinuar aktivitetet.

“Ne kemi inkurajuar si Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë negociatat me seriozitet dhe urgjencë dhe ne i mirëpresim bisedimet e nivelit të lartë,” tha Reeker në një panel ku morën pjesë Presidenti i Malit të Zi Milo Djukanovic, Presidenti Slloven Borut Pahor dhe Johannes Hahn./Gazeta Enigma/

Related Articles