Presidentja Vjosa Osmani tha se në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, diskutuan për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë.
“E falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.
“Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, shtoi e para e shtetit. /Gazeta Enigma