Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhshmërinë e Serbisë me bandat kriminale

Osmani: Bllokadat në kufi tregojnë lidhshmërinë e Serbisë me bandat kriminale

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vendosja e bllokadave nga ana e Serbisë në pikat kufitare me Kosovën tregon lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me bandat kriminale.

“Këto bllokada të cilat janë krijuar kohëve të fundit, në mënyrë të veçantë kanë tentuar t’i terrorizojnë qytetarët tanë të cilët dëshironin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare, kanë vetëm një qëllim: të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovës dhe gjithë rajonin dhe në të njëjtën kohë e tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejtë të shtetit serb me bandat kriminale, sepse siç e dini policia serbe ka qenë aty dhe të gjitha këto krijime kanë ndodhur para syve të tyre që edhe tregojnë bashkëveprimin e shtetit serb me këto organizata që vazhdimisht i kontribuojnë destabilizimit të vendit tonë”, deklaroi sot Osmani.

“I bëj thirrje aleatëve tanë që të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilët po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe të cilët kanë tendencë që ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan”, shtoi ajo.

Related Articles