Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka premtuar mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën në përpjekjet e saj kundër Rusisë.
“Zgjedhja e mbështetjes së Ukrainës ka qenë para së gjithash një zgjedhje e interesit kombëtar dhe është një zgjedhje që nuk do të ndryshojë”, tha ajo.
Meloni sugjeroi gjithashtu se partnerët rusë në Pekin dhe Nju Delhi duhet të ndihmojnë në negocimin për t’i dhënë fund konfliktit.
“Unë besoj se Kina dhe India kanë një rol për të luajtur për të zgjidhur konfliktin. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është të mendosh se konflikti mund të zgjidhet duke braktisur Ukrainën.”
Ajo i bëri komentet menjëherë pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn për bisedime private.