Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janëpërjashtuar nga kombëtarja për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmi u bë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës.
“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Tutje FFK ka njoftuar se “për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”. /Gazeta Enigma/