Dita e ndeshjes – Shqipëria kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë për të marrë kryesimin e Grupit

Dita e ndeshjes – Shqipëria kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë për të marrë kryesimin e Grupit

Është dita e fundit e ndeshjeve ndërkombëtare dhe nga dita e nesërme të gjithë futbollistët do të jenë në klubet e tyre për tu përgatitur për fundjavë.

Kombëtarja e Shqipërisë sot do të zbres në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, ku përballë ka Gjeorgjinë.

Kuqezinjtë e Sylvinhos e kanë nisur për mrekulli aventurën duke triumfuar me rezultat 1-2 në udhëtim te Ukraina.

Po mirë e ka nisur edhe Gjoergjia, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Republikën Çeke me rezultat të thellë 4-1.

Dueli mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë zhvillohet në ‘Air Albania’ në Tiranë me fillim nga ora 20:45.

Fitorja do të thotë shumë si për njërën ashtu edhe për tjetrën skuadër, pasi do të ishin kryesues të Grupit 1 me gjashtë pikë.

Related Articles