Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar bashkë me një person tjetër, ndërkohë që dyshja më pas janë dërguar në stacion dhe atyre iu është lëshuar një tiketë.
Arrestimi i tyre u bë pasui deshën ta pengojnë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi këta të fundit shkuan në Leposaviq për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor në Leshak. /Gazeta Enigma