Një shtetas i Arabisë Saudite është arrestuar sot në Prishtinë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burri në fjalë dyshohet se ka kryer “mashtrim financiar”.
Prangosja e tij në kryeqytetin kosovar u realizua nga njësiti Fast Kosova i Policisë.
Kjo u bë e ditur nga autoritetet e rendit përmes një komunikate.
Klankosova.tv ka arritur ta mësojë identitetin e arabit.
Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për 52-vjeçarin, Mohammad Thawab Al-Khalifah