Njësitet policore kanë bastrisur shtëpinë e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit.
Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore.
Njësia policore me vendim të prokurorit ka kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Gazeta Enigma