Pas një viti, ngritet aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës

Pas një viti, ngritet aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës

Pak ditë para se të bëhet një vit që nga sulmi i Banjskës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për sulmin terrorist të Banjskës, raporton Gazeta Enigma.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka thënë se është punuar intensivisht.

“Prokuroria Speciale ka kryer punë intensive disamujore në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe duke u mbështetur në to ka ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”, ka thënë ai.

Për vonim të aktakuzës, Isufaj ka thënë se shkaku kryesor ishte pranimi i rezultateve të ekzaminimeve të kryera jashtë vendi.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serb e pati sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Nga shkëmbimi i zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë, ndërkaq pjesa tjetër e grupit kishte ikur në drejtim të Serbisë.

Përgjegjësinë për sulmin e pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili tani ndodhet në Serbi. Milan Radoiçiq disa javë pas sulmit u pati arrestuar në Serbi. Ai po mbrohet në liri, ani pse Prokuroria serbe e ka ngarkuar atë me dyshimet për konspiracion, armëmbajtje pa leje dhe krim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme.  

Related Articles