Aksident mes veturës dhe kamionit në rrugën Prishtinë – Gjilan, një person dërgohet në Emergjencë

Aksident mes veturës dhe kamionit në rrugën Prishtinë – Gjilan, një person dërgohet në Emergjencë

Një veturë dhe kamion janë përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan, në hyrje të fshatit Llabjan, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe Policia.

Vozitësi i veturës ka marrë lëndime dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Ju njoftojmë se më datën 11.09.2024, rreth orës 09:30, në hyrje të fshati Llabjan, ka ndodhur një aksident trafiku , në mes të një veture dhe një kamioni transportues që të dy me tabela vendore. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i Trafikut Rajonal, dhe ndihma e shpejtë. Vozitësi i veturës është dërguar për ndihmë mjeksore në Emergjencën rajonale në Gjilan. Shkaqet se si ka ardhë deri te aksidenti po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

/Gazeta Enigma/

Related Articles