“Më mirë vonë se kurrë”, Konjufca për ngritjen e aktakuzës për Banjskën

“Më mirë vonë se kurrë”, Konjufca për ngritjen e aktakuzës për Banjskën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka konsideruar lajm të mirë ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, teksa e ka përdorur frazën “më mirë vonë se kurrë”, shkruan Enigma.

Gjatë konferencës për media, Konjufca ka thënë se organeve të drejtësisë iu mbetet të merren me rastin dhe të gjithë personat e përfshirë në sulmin terrorist, të dërgohen në bankën e drejtësisë.

“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusim ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Related Articles