Varri i Faton Hajrizit vëzhgohet 24/7 nga kamerat e sigurisë

Varri i Faton Hajrizit vëzhgohet 24/7 nga kamerat e sigurisë

Varri i Faton Hajrizit në Klinë të Ultë të Skënderajt vëzhgohet 24/7 nga kamerat e sigurisë.

Flamujt kombëtarë dhe simboli i UÇK-së kanë mbuluar varrin e 39-vjeçarit.

“Faton i biri i shqipes, ke të fala nga djemtë e Mirditës”, është mbishikrimi i një prej kurorave të shumta.

Tek varri i 39-vjeçarit ndodhet poashtu edhe një karrige në të cilën ulet nëna e tij sa herë që e viziton atë, raporton n’Kohë.

“Tri Klinat e krejt Drenica kanë me ardhë në varrim,” kishte thënë Faton Hajrizi pak ditë para se të vritej në Serbi më 19 korrik.

Related Articles