Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nga sot për gati një muaj do të mbyllet stadiumi “Fadil Vokrri”.
Kjo pasi do të zhvillohen punime në të, për kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.
“Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Aktivitetet në “Fadil Vokrri”, do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës, më 15 tetor. /Gazeta Enigma