Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka folur për vizitën e tij që sot e pati në komunat në veri të Kosovës.
Në platformën X, ai ka theksuar se është takuar me përfaqësues nga partitë politike dhe shoqëria civile nga komuniteti serb i Kosovës.
“Unë jam i përkushtuar të punoj ngushtë me homologët për të siguruar që angazhimet e Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve janë realizuar plotësisht”, ka thënë Orav.