Rohde uron Osmanin për çmimin “M100 Media Award”

Rohde uron Osmanin për çmimin “M100 Media Award”

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar urimin nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, për çmimin “M100 Media Award”, raporton Gazeta Enigma.

Duke e uruar Osmanin, Rohde tha se ky çmim thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e lirisë së medias.

“Urime Presidentes Vjosa Osmanit për marrjen e Çmimit ‘M100 Media Award’ në Potsdam të Gjermanisë! Ky nder jo vetëm që njeh përkushtimin tuaj ndaj lirisë së medias – një shtyllë kyçe e çdo demokracie – por gjithashtu thekson pritshmërinë e fortë për angazhim të vazhdueshëm në ruajtjen e saj”, ka shkruar Rohde.

Osmani, nga ana e saj, pasi mori çmimin në fjalë, tha se është e nderuar dhe mirënjohëse.

“Demokracia, sundimi i ligjit dhe vendi i merituar i Kosovës në institucionet euroatlantike nuk janë vetëm ideale – ato janë busull që udhëheq rrugën tonë përpara. Këto vlera gjithmonë do të ndriçojnë rrugën përpara. Për popullin e Kosovës, sot dhe gjithmonë”, shkroi Osmani.

Related Articles