Kurti i përgjigjet Vuçiqit me një videopërmbledhje nga veriu

Kurti i përgjigjet Vuçiqit me një videopërmbledhje nga veriu

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video ku shihen pamje të kryeministrit Albin Kurti, në veri.

Në faqen zyrtare të partisë është publikuar një video me paje të ndryshme nga veriu, të shoqëruara me zërin e kryeministrit Kurti.

“Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë” thuhet në mbishkrimin e postimit.

Publikimi i kësaj videoje vjen pak orë pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se shteti serb nuk ka marrë vendim për okupimin e Kosovës, pasi tha se ekspertët juridikë kanë qenë kundër.

“Nuk guxojmë të ju japim atyre statusin e forcave legale të armatosura. Nuk do t’u japim kurrfarë legalitetit ligjor e as legjitimitet sepse nuk e kanë”, ka thënë Vuçiqi.

Related Articles