Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që të fokusohet urgjentisht në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në situatën Kosovë-Serbi, , pas prononcimit të djeshëm të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Kearns tha se Vuçiq po sillet sikur Putini dhe po bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës.
Ajo tha se Kosova është shtet sovran dhe se populli i Kosovës veriore “nuk duhet të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”.
“Vuçiqi po vepron në bazë të libri të lojërave të Putinit duke i bërë planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, u shpreh ajo.
Tutje Kearns tha se edhe pse ka kaluar gati një vit që nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka drejtësi dhe ende nuk ka sanksione nga BE-ja ndaj Serbisë.
“Pothuajse një vit nga sulmi i Banjskës ende nuk ka drejtësi, dhe përkundër pjesëmarrjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë)”, shkroi deputetja që njihet si përkrahëse e Kosovës. /Gazeta Enigma
Following last night’s statements by President Vučić the UK Govt needs to urgently focus on the Balkans.
Almost a year since the Banjska attack there is still no justice, and despite the complicity of the Serbian state still no sanctions from the EU (only lithium and jet deals).…— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 14, 2024