Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Parashikimi i motit, këto janë temperaturat maksimale për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, raporton Gazeta “Enigma”.

Në mëngjes dhe paradite ende mund të ketë ndonjë interval kohor me diell, ndërsa vranësira të dendura dhe reshjet vijnë kryesisht gjatë ditës ose orëve të pasdites dhe mbrëmjes, vende-vende nganjëherë intensive.

Temperatura maksimale vetëm rreth 15 gradë Celsius. Në malet më të larta mund të ketë fjolla bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i vranët e në disa vise paradite me intervale kohore me diell.

Priten reshje të reja shiu e në bregdet rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. /Gazeta Enigma/

Related Articles