Sot 26 vjet nga Beteja e Kaqanollit, ku ranë heroikisht shtatë dëshmorë

Sot 26 vjet nga Beteja e Kaqanollit, ku ranë heroikisht shtatë dëshmorë

Sot shënohet 26-vjetori i njëra prej betejave më të lavdishme të UÇK-së jo vetëm në Llap, por edhe në gjithë Kosovën e njohur si “Beteja e Kaqandollit”.

26-vjetori shënon përballjen e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave të okupatorit serb. Ishte kjo beteja e parë, ku trimat dhe trimëreshat e lirisë, të rreshtuar në radhët e UÇK-së në Zonën e Llapit u ndeshën me forcat barbare serbe dhe zhvilluan luftime për tri ditë me radhë, duke i shkaktuar forcave armike humbje të mëdha, si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake.

Gjatë betejës më 15, 16 dhe 17 shtator të vitit 1998 ranë edhe shtatë dëshmorë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë të tjerë.

Related Articles