Ministri i Punës, Nemanja Staroviq, ka deklaruar se disa nga masat e miratuara nga Qeveria e Serbisë të shtunën e 14 shtatorit për mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë, disa do të fillojnë të zbatohen nga muaji nëntori, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se paketa e masave që e miratuan dje ka karakter politiko-gjyqësor, por edhe social-ekonomik.
“Ne kemi kërkesa të qarta drejtuar komunitetit ndërkombëtar, të cilat janë shumë të bazuara dhe të shpjeguara dhe që nënkuptojnë kthimin në “status quo”, pra para se Albin Kurti, të zbatonte masat e tij të njëanshme, dhe të rrëzonte Marrëveshjen e Brukselit”, tha Staroviq.
“Fjala është për ndihmë prej 20.000 dinarë për 5.000 individë, përkatësisht familje të serbëve në Kosovë, si dhe paga të plota prej 60.000 dinarë për 300 të papunë shtesë”, tha Staroviq, shkruan Danas.