Pesë persona mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të diele mes dy automjeteve në rrugën Mitrovicë -Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë -Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Enigma/