Të shtëna me armë janë dëgjuar sot pranë vendit ku po qëndronte Doland Trump në Florida.
Zëdhënësi i kandidatit për president ka njoftuar se ai është sigurtë dhe mirë.
Lidhur me rastin i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kundërkandidatës së tij, Kamala Harris.
“Jam informuar mbi të shtënat me armë zjarri pranë ish-presidentit Trump dhe pronës së tij në Florida, dhe jam e lumtur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, tha ajo. /Gazeta Enigma