Babë e birë dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e vitit të kaluar në Rahovec

Babë e birë dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e vitit të kaluar në Rahovec

Babë e birë janë shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjakovë, për vrasjen e N.V, në shtatorë të vitit të kaluar në Rahovec.

Bëhet fjalë për Enver dhe Emir Sylkën.

Kjo gjykatë i dënoi ata me 36 vjet burgim.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Sulltan Dobraj.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Emir Sylka për veprën penale të “Vrasjes së rëndë” është dënuar me 22 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është dënuar me 1 vit burg. Ndaj tij, gjykata ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 23 vitesh, njofton Betimi për Drejtësi, përcjellë Gazeta Enigma.

Ndërsa, i akuzuari Enver Sylka për veprën penale “Vrasje e rëndë në shtytje” është dënuar me 13 vjet burgim.

Të akuzuarve, në dënimin e shqiptuar do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Të njëjtëve, gjykatësi Dobraj bëri të ditur se iu vazhdohet paraburgimi. /Gazeta Enigma

Related Articles