Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se nuk ka kuptim që Kosova është nën sanksione nga Perëndimi.
Kjo sipas tij nuk ka asnjë kuptim, dhe thotë se “unë nuk po kuptoj, ose kam luajtur mendsh, Serbia është njëra prej furnitorëve më të mëdhenj të Ukrainës me municion. Ndërkohë ne jemi në sanksione. Përse o vëlla? A jemi ne kaq pro Perëndimor sa të na sanksionojnë Perëndimi, apo jemi pro-rus sa me na sanksionuar Perëndimi?”.
“Si ka mundësi që Serbia me qenë zgjatimi i Rusisë, ndërkohë Perëndimi po na shtrëngon neve, e po e përkëdhel Serbinë. A po i bie kjo që Perëndimi është me Rusinë?”, shton tutje Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.
“Këtë nuk po e kuptoj. A Albini është me yll në ballë që iu ka çu krejt bota kundër tij, dikush nuk është mirë këtu, dikush ka luajtur mendsh, ose Albini ose unë”