Një zyrtar në Kuvendin Komunal në Zveçan ka raportuar se në veturën e tij persona të panjohur kanë vendosur një mbishkrim kërcënues, raporton Gazeta Enigma.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:20 në rrugën Brigada 141, në Mitrovicë.
Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq rasti është nën hetime.
Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në Kuvendin Komunal Zveçan ka raportuar se në veturën e tij, person- a të dyshuar të panjohur kanë shkruar një mbishkrim kërcënues. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime. / Gazeta Enigma.