Bislimi pask takimit me Lajçak: Ai konfirmoi se letra e Brnabiqit nuk është tërhequr

Bislimi pask takimit me Lajçak: Ai konfirmoi se letra e Brnabiqit nuk është tërhequr

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, po qëndron në Bruksel, ku gjatë ditës ka takuar të dërguarin e  posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Bislimi pas takimit u shpreh se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, kundër zbatimit të pikave të Marrëveshjes që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës, nuk është tërhequr.

E këtë informacion, Bislmi tha se e mori nga ndërmjetësi në dialog, Lajçak.

“Sot e kuptuam nga Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, tha Bislimi, njofton RTK, përcjellë Gazeta Enigma.

Ai tha për gazetarët se një takim trepalësh me Petkoviqin dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.

“Në agjendë kishte vetëm një pikë, ecja përpara me zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Por, u theksua se tema shtesë mund të diskutohen nëse të dyja palët pajtohen. Ne u pajtuam për këtë, por Serbia donte ta kushtëzonte pjesëmarrjen e saj në takim me tema shtesë në agjendë, të cilat nuk ishin të pranueshme për palën kosovare”, tha Bislimi. /Gazeta Enigma

Related Articles