Kurti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së

Kurti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkure mirëpriti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, raporton Gazeta “Enigma”.

Në njoftimin e lëshuar të qeverisë thuhet se të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

“Kryeministri veçoi asistencën e OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve”.

“Me urime të ndërsjella për suksese në punën dhe angazhimet e njëri-tjetrit, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë”, thuhet në njoftim.

Related Articles