Termi “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, i përdorur në një dokument dhe i shpërndarë për prindërit nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, ka ngjallur shumë reagime.
Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe deputetja Duda Balje, njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore.
Balje për këtë është shprehur se është shkelje e ligjit të familjes.
Ajo ka deklaruar se familja në Kosovë është e rregulluar me ligj dhe se askush s’ka të drejtë të bëjë definimin e saj.
“Shkelje e ligjit sepse na kemi ligj për familjen, kod për familjen dhe nuk e besoj se askush prej nivelit lokal aq më pak menaxhmenti i shkollës ka pas të drejtë këtë me bë”, kështu është shprehur Balje në Tëvë 1, transmeton Gazeta Enigma.
Më tej ajo ka shtuar se nga biseda që ka zhvilluar me drejtoreshën e kësaj shkolle ka kuptuar se një dokument i tillë është shpërndarë nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë edhe në shkollat tjera. /Gazeta Enigma