Është publikuar fotografia e një burri izraelit të arrestuar muajin e kaluar, pasi dyshohet se ishte rekrutuar nga Irani për të çuar përpara një komplot për vrasjen e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Agjencia izraelite për siguri të brendshme, Shin Bet, dhe policia izraelite thanë në një deklaratë të përbashkët se i dyshuari kishte shkuar dy herë në Iran përmes trafikimit dhe kishte pranuar pagesë për t’i kryer misionet në emër të Teheranit, raporton gazeta “The Times of Israel”.
I dyshuari 73-vjeçar, i identifikuar si Moti Maman nga qyteti jugor izraelit, Ashkelon, u akuzua zyrtarisht të enjten.
Në një fotografi të publikuar në media izraelite, ai shihet i buzëqeshur, pa pranga, ulur prapa një hapësire të kufizuar me xham, ndërsa afër tij po qëndronin dy oficerë sigurie.