Kontingjenti ushtarak britanik, i përbërë nga më shumë se 300 trupa, që arriti mbrëmë në Kosovë, ka filluar menjëherë trajnimet për siguri.
Personeli i Mbretërisë së Bashkuar, sot në Kosovë ka zhvilluar trajnime për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore.
Përmes postimeve në X nga ana e KFOR-it, thuhet se këto trajnime janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operative dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë.
“Sot, personeli i Mbretërisë së Bashkuar i caktuar në forcat rezervë në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kreu aktivitete trajnimi për të testuar procedurat e mbështetjes mjekësore për operacionet”, thuhet në postimin e KFOR-it.
“Këto aktivitete të rregullta trajnimi janë kyçe për të mbrojtur standardet më të larta operative të KFOR-it dhe gatishmërinë për të trajtuar të gjithë skenarët e mundshëm të sigurisë”.
Këto trajnime parashihet të vazhdojnë deri në fund të tetorit.