Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nga data 23 deri më 25 shtator, rruga Prizren-Prevallë do mbyllet për qarkullimin e automjeteve në intervalin kohor nga ora 9:00 deri në orën 17:00.
“Do të mbyllet rruga rajonale R-115 segmenti Prizren-Prevallë, me rastin e asfaltimit të kësaj rruge: Rikonstruimi i rrugës rajonale R-115 Prizren-Prevallë, Loti I”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Mbyllja e këtij segmenti përfshin lokacionin nga dalja e Prizrenit (lagjja Marashi) deri te tuneli i parë i rrugës për Llokovicë.