OKB paralajmëron: Lindja e Mesme në prag të katastrofës, s’do të jetë i sigurt askush

OKB paralajmëron: Lindja e Mesme në prag të katastrofës, s’do të jetë i sigurt askush

Koordinatorja speciale e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Jeanine Hennis-Plasschaert, ka paralajmëruar për një “katastrofë të afërt” në Lindjen e Mesme.

“Me rajonin në prag të një katastrofe të afërt, nuk mund të mbivlerësohet sa duhet: nuk ka zgjidhje ushtarake që do ta bëjë më të sigurt asnjërën palë,” shkroi ajo në një deklaratë të shkurtër në X.

Libani lëshoi një “breshër” raketash në veri të Izraelit gjatë natës, sipas ushtrisë izraelite, pasi Hezbollahu synonte objekte industriale dhe ushtarake.

Shumica e 105 raketave u kapën, megjithëse disa shtëpi u goditën. Sirenat e sulmit ajror ranë gjatë gjithë natës, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Hezbollahu tha se kishte gjuajtur dhjetëra raketa drejt objektivave në Izraelin verior si hakmarrje për sulmet e javës së kaluar me pager dhe telekomandë.

Related Articles