Teksa po ecte rrugëve të New Yorku-t, Behgjet Pacolli ka takuar dy policë shqiptar.
Ai madje shpërndau një fotografi me ta, duke thënë se për të ishte krenari.
“Ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të shihja që në rrugët e Neë Yorkut ndalet një makinë e policisë që patrullonte nëpër Park Avenue dhe nga makina dalin dy policë duke më thirrur në emër e duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike”.
“Njëri ishte nga Deçani e tjetri nga Shkodra. Sa moment i bukur!”, ka shkruar Pacolli. /Gazeta Enigma